FOTO&VIDEO

Hoxha kosovar: Mos ju bëni zullum LGBT-së

Një ditë pasi bashkësitë fetare në Kosovë dolën me qëndrim të përbashkët kundër martesave të gjinisë së njëjtë, hoxha kosovar, Drilon Gashi, ka bërë thirrje që të mos u bëjnë zullum pjesëtarëve të komunitetit LGBTI.

Përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka sugjeruar se “më mirë është që të reagohet kundër hajnisë së milionave, shtypjes së punëtorëve, krimeve të Serbisë, dhunimit të të miturave dhe mosfunksionimit të gjykatave në vend”.

Sipas Gashit, “feja islame nuk i gjykon ndjejnat brendshme të njerëzve të cilat vijnë në mënyrë natyrore, e për të cilat njeriu nuk ka kontrollë, si ndjenja e dashurisë”.

“Sa i përket fesë islame, ajo nuk i gjykon ndjenjat e brendshme të njerëzve të cilat vijnë në mënyrë natyrore, e për të cilat njeriu nuk ka kontrollë, si f.v. ndjenja e dashurisë. Të gjithë ata persona të cilët kanë tendenca të brendshme për shkak të ndjenjave të tyre, nuk mund të themi se po bëjnë haram, sepse harami e hallalli ndërlidhet me çështjet që njeriu ka zgjidhje në to apo sjelljet fakultative, e jo sjelljet kompulsive. Islami gjykon vetëm sjelljet e tona të cilat ne mund t’i kontrollojmë”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Bashkësitë fetare në Kosovë janë bërë bashkë si rrallëherë. Ato kanë dalë njëzëri me një deklaratë kundër martesave mes gjinisë së njëjtë, e drejtë e cila pritet të përfshihet në Kodin e ri Civil.

“Bashkesia Islame e Kosoves, Dioqeza Prizren-Prishtine (Kisha Katolike), Kisha Protestante Ungjillore e Kosoves dhe Bashkesia Hebraike e Kosoves shprehin shqetesimin lidhur me projektligjin per ndryshimin e Kodit Civil, pjesa e familjes, ku po rezultohet qe te dobesohet perkufizimi dhe funksionimi i marteses ne Kosove”, thuhet në deklaratën e përbashkët të bashkësive fetare.

Bashkësitë fetare të Kosovës thonë se mbesin të bashkuara për “mbrojtjen e se drejtes se jetes se fetusit prej ngjizjes e tradicionale derisa ai lind”.

“Ta prekesh riperkufizimin e marteses dhe te pjesermarresve ne te, pra te burrit e te gruas e lindur femer, mendojme se po cenohet vullneti i Zotit si dhe zbulesa e Tij e shenjte”, thuhet ndër tjerash në deklaratë.

“Bashkesite fetare te Kosoves mbesin te bashkuara dhe me nje ze te vetem para ligjvenesve te Kuvendit te Kosoves, para qeverise dhe institucioneve te tjera, qe te hegin dore prej cdo ndryshimi, prej cdo riperkufizimi, prej ado riinterpretimi te neneve per tatusin e bashkeshorteve ne vendin tone”, theksohet në deklaratën e nënshkruar nga krerët e bashkësive fetare të vendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

7 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago