POLITIKE

Hoxha: Nga tërmeti erdha me gëzimin e madh që ekziston kombi dhe me trishtimin e mungesës së shtetit

Elvis Hoxha nga Qendra e Lëvizjës Vetëvendosje në Tiranë ka thënë se Shqipëria ka mbetur në një gjendje paniku pas tërmeteve. Ai në Interaktiv të KTV-së tha se në rastin e tërmetit shteti tregoi se ishte zero.

Hoxha thotë se në Kosovë erdhi me gëzimin e madh që ekziston kombi dhe me trishtimin e mungesës së shtetit.

“Nuk kemi ndërtuar struktura të shtabit të emergjencës shtetërore. Ndërtimet në Shqipëri janë të tmerrshme, nuk ka mbetur shesh që nuk është ndërtuar pallat. Kjo nuk është bërë vetëm në kohën e Ramës, por në të gjitha qeverisjet”, ka thënë ai.

Hoxha tërmetin e mëngjesit të së martës e ka quajtur jo normal, duke shtuar e nuk kishte parë të tillë asnjëherë.

“Nuk ishte tërmet normal, unë kam parë shumë tërmete, mbi 10 në jetën time, ky ishte një tërmet normal, nuk u trembën njerëzit kot. Sekuenca e tërmeteve ishte tjetër”, ka shtuar ai.

Ai thotë se në Tiranë qëndruan jashtë gjatë gjithë natës sepse nuk e dinin se çfarë do të ndodhte.

Hoxha thotë se nga tërmeti i shtatorit, qeveria duhet të merrte masa që banesat e dëmtuara të ndaloheshin për banim.

“Ne jemi komb i madh por nuk kemi shtet. Një komb i madh ka nevojë për shtet. Durrësi është zbrazur tërësisht. Ne si shtet kemi hall se si do të vijë Vuçiqi për Mini-Schengenin. Vuçiqi le të vijë, por fatkeqësia e kombit erdhi atë moment kur fillonte faza e tretë e Mini-Schengenit”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar qeverisjet në vazhdimësi në Shqipëri, duke thënë se nuk kanë lënë hapësira publike, duke e ngulfatur vendin me ndërtime.

“Në një vend sizmik situata është e paparashikuar. Për 70 vjet nuk ka ndryshuar urbanistika e Tiranës. Nuk lanë asnjë shesh mes pallateve pa ndërtuar. Zhdukën të gjitha parqet dhe hapësirat publike, kudo që ka hapësira publike ka pallate, e ku ka pallat ka plehra. Ne kemi të bëjmë me një sistem anti-njeri”, ka shtuar ai.

Hoxha e ka lavdëruar kontributin e FSK-së në menaxhimin e situatës pas tërmeteve, derisa ka kritikuar ushtrinë e Shqipërisë për mungesë të mjeteve bazike. Ai thotë se dita e tërmetit ishte ditë e fatkeqësisë dhe ditë e bashkimit kombëtar.

“Për sa kohë që kombi të jetë i mbarë shteti do të jetë i forcuar kundrejt korrupsionit”, ka thënë ai.

Duke folur për ardhjen e qytetarëve në Kosovë, ai thotë se kanë shkuar edhe në Elbasan, Korçë e kudo në Shqipëri në zonat të cilat nuk janë prekur nga tërmeti. Ai thotë se Shqipëria është periferi e kombit.

“Ne në vazhdimësi kemi thënë se Kosova ishte periferia e kombit, por se tashmë Tirana është periferi e kombit”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se Qeveria Kurti ka vetëm një qëllim dhe ai është bashkimi kombëtar.

“Ju betohem se nëse Kurti ka një qëllim është bashkimi kombëtar. Qeveria e Kurtit është e thjeshtë bashkimi i shtetit me kombin. ne kishim kom kur të tjerët s’kishin, ne s’kemi shtet kur të tjerët kanë.

Ai ka thënë se është rritur disponimi për bashkim kombëtar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago