Hoxhaj: Rusia dhe Serbia po përdorin Kishën Ortodokse serbe për të krijuar paqëndrueshmëri në Ballkan

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se marshi në Malin e Zi, është i organizuar nga Rusia dhe Serbia.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se marshi në Malin e Zi është i organizuar nga Rusia dhe Serbia dhe përmes Kishës Ortodokse serbe të njëjtit po mundohen ta minojnë pavarësinë e këtij shteti.

Hoxhaj, tutje ka shtuar se Rusia dhe Serbia po e bëjnë këtë për të krijuar paqëndrueshmëri në Ballkan dhe kundër Perëndimit.

“Marshi në Malin e Zi është i organizuar nga Rusia dhe Serbia. Ata po përdorin Kishën Ortodokse Serbe për të minuar pavarësinë e vendit dhe qeverinë legjitime. Ata mund të përdorin kishën ose të tjerët për të krijuar paqëndrueshmëri në Ballkan dhe kundër Perëndimit!”, shkruan Enver Hoxhaj në Twitter.