POLITIKE

Lista Serbe i përgjigjet Albin Kurtit, në thirrjen e tij se Serbia duhet ta dorëzojë Milan Radojçiqin

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq i ka reaguar Albin Kurtit në kërkesën e tij që Serbia duhet ta dorëzojë Milan Radojçiqin tek autoritetet shqiptare.

Këtë kërkesë, Kurti e ka bërë në një intervistë për një gazetë malazeze. Sipas Listës Serbe, me këtë deklaratë, Kurti po e tregon fytyrën e vërtetë të tij.

“Këtyre ditëve po vazhdon retorika me të cilën po nxehet histeria anti-serbe në Prishtinë, madje në kuzhinën e atyre që dëshirojnë të jenë bartës më të lartë të institucioneve.

Albin Kurti pa asnjë dëshmi po e akuzon Milan Radojçiqin dhe në të njëjtën kohë po përzihet direkt në punën e drejtësisë. Në deklaratat e mëhershme ai ka deklaruar se politika dhe politikanët nuk duhet të përzihen në punën e tyre.

Sulmet e tij të pabazuara në nënkryetarin tonë përbëjnë shkelje të drejtës themelore, preuzemimin e pafajësisë” thuhet në reagimin e Simiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

3 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

11 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

17 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago