Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër vetura, banesa, shtëpi, institucione financiare, e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri.
Një rast i tillë i vjedhjes së rëndë, por jo fort i zakonshëm ka ndodhur në mesnatë te tranziti i vjetër në Prizren, në parkingun e një restoranti, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se disa persona, për pak minuta, kanë arritur të thyejnë xhamin e një veture që ishte e parkuar aty, derisa pronari ndodhej në një aheng, brenda restorantit.
Hajnat kanë arritur që të marrin qindra euro nga vetura, si dhe një armë që kap vlerën e mbi 1 mijë eurove.
Rasti u zbulua pasi pronari i veturës doli nga restoranti dhe gjeti xhamin e thyer dhe njoftoi menjëherë Policinë.
Njësite përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme. Ndërsa me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti për “vjedhje të rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…