LAJME

Hulumtim: 31.7% e të rinjve në Serbi duan luftë me Kosovën, vetëm 16 përqind besojnë se vendi i tyre duhet të mbështetet në SHBA

Që ta njohë Serbia Kosovën, 18.4 për qind e të rinjve mendojnë vetëm me një kusht konkret: ndryshimin e kufijve, në mënyrë që shumica e popullatës serbe në Kosovë të mbetet brenda Serbisë, ndërkaq vetëm 8.5 për qind e të anketuarve besojnë se njohja e pavarësisë së Kosovës është zgjidhja më e mirë.

Rreth 31.7 për qind e të rinjve në Serbi besojnë se ai vend duhet “në momentin e duhur të kthehet pushtetin e plotë në Kosovë përmes mjeteve ushtarake”, thuhet në raportin e publikuar mëngjesin e sotëm nga organizata ombrellë e rinisë së Serbisë (KOMS) dhe Fondacioni Trag mbi pozitën dhe nevojat e të rinjve në Serbi.

Një përqindje pak më e vogël e të anketuarve, 21.5 për qind e tyre, thonë se çështja e “statusit të Kosovës” duhet lënë për më vonë dhe se “duhet të punohet tani për pajtim”.

Hulumtimi i KOMS-it dhe Fondacionit Trag tregoi gjithashtu se të rinjtë në Serbi janë shumë të interesuar për “temat kombëtare” – politika e jashtme e Serbisë, situata në rajon, veçanërisht marrëdhëniet me Republikën e Kosovës. Rreth 41.4 për qind e të rinjve i kanë veçuar këto tema si më të rëndësishmet.

Të rinjtë në Serbi janë të shqetësuar nga problemet e funksionimit të demokracisë (47.6%), korrupsioni dhe krimi (46.9%), si dhe problemet ekonomike (38.7%).

Marrëdhëniet me BE-në dhe NATO-n

Qëndrimi i të rinjve ndaj integrimit euroatlantik të Serbisë është indikativ. Në të vërtetë, të pyetur nëse e mbështesin hyrjen e Serbisë në BE, e njëjta përqindje e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht dhe negativisht – 39 për qind e tyre për dhe kundër, ndërsa 42,8 për qind – neutrale.

Në pyetjen se pse Serbia nuk është anëtare e BE-së, 62.4 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se kjo është për shkak se Beogradi nuk dëshiron ta njohë Kosovën, ndërsa 59 për qind e tyre besojnë se Serbia nuk i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim. Kurse 57.8 për qind e të anketuarve mendojnë se arsyeja e pritjes para derës së BE-së është se Serbia nuk heq dorë nga marrëdhëniet e mira me Rusinë dhe Kinën.

Kur bëhet fjalë për qëndrimin ndaj politikës së jashtme të Serbisë, 39 për qind e të rinjve mendojnë se Serbia duhet të vazhdojë balancimin ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, ndërsa një e katërta e tyre mendojnë se duhet t’i drejtohet Rusisë dhe Kinës. Vetëm 16 për qind e të rinjve në Serbi besojnë se vendi i tyre duhet të mbështetet në SHBA, kur bëhet fjalë për orientimin e politikës së jashtme.

Një sondazh për qëndrimin ndaj anëtarësimit të Serbisë në NATO ka treguar se 58 për qind e të rinjve mendojnë se Serbia nuk duhet të krijojë asnjë marrëdhënie me NATO-n, ndërsa vetëm 20 për qind e të anketuarve mbështesin bashkëpunimin, por jo anëtarësimin e vendit në Aleancën Ushtarake të Atlantikut të Veriut.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

53 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago