Trupat ruse po derdhin gjak në Avdivka të Ukrainës. Të paktën kështu pretendon shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, Valeri Zaluzhni, i cili vizitoi vijën e frontit pavarësisht se njësitë ruse kanë rrethuar qytetin.
Sipas të dhënave, rreth 900 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur gjatë së enjtes, ndërsa janë shkatërruar 50 tanke dhe autoblinda.
Работает #79одшбр #всу (часть кадров уже светилась) https://t.co/r3K7FXtfiB pic.twitter.com/UhxBsWqvMl
— Necro Mancer (@666_mancer) October 19, 2023
“Çdo ditë ushtria ruse po pëson humbje. Kjo, pasi atyre u është thënë të zënë pozicionet dhe të mos tërhiqen. Ndaj ka shumë humbje jetësh. Nuk e di me saktësi sa, por ka shumë”, thotë Yuriy Shtepa, ushtar ukrainas.
Nga ana e saj, Rusia po përpiqet të rigjejë iniciativën në luftë, në mungesë të një progresi thelbësor të kundërofensivës ukrainase në Zaporizhia dhe Bakhmut.
Për këtë arsye, presidenti Vladimir Putin zhvilloi një vizitë në bazën ushtarake në Rostov Don, në kufi me Ukrainën. Putin u takua me gjeneralin Valery Gerasimov për t’u njohur nga afër me progresin e atij që vijon ta quajë “operacioni ushtarak special”.