je në vendin tonë u mbajtën zgjedhjet e përkohshme parlamentare.
Qytetarët shfrytëzuan të drejtën e tyre për votim, ndërsa nxorën Lëvizjen Vetëvendosje si fituese, duke lënë të dytën LDK-në, pasuar nga PDK-ja.
Një parti e re që i hyri garës ishte edhe Partia Evroatlantike e Kosovës, me kryetar Milaim Zeka, që mori vetëm 0,13 për qind të votave apo 1.043 vota në gjithë vendin, shkruan Indeksonline.
Por, pritshmëritë e Zekës ishin tej të mëdha, i cili në intervista e debate televizive thoshte se ai do të ketë 8 deri në 10 deputetë.
“Sipas sondazheve të ndërkombëtarëve kam dalë deputeti ma i votuar si individ, mbi të gjithë deputetët e tjerë. Sondazhet tregojnë PEK-un në krahasim me NISMA-n dhe AKR-në qëndrojnë shumë më lartë, kanë dalë 7.5 dhe 8.5
Kem dashtë me nda murin mes së keqës dhe së mirës dhe në bazë të sondazheve do të hyjmë në parlament me 8 deri në 10 deputetë”, kishte thënë Zeka në PRESSING.
Kujtojmë se Zeka kishte fituar një vend në Parlament në legjislaturën që lamë pas në subjektin politik NISMA, ndërsa ishte i dyti më i votuar pas Fatmir Limajt.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…