Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, dje ka qëndruar para Kuvendit të Kosovës për t’u paraqitur para gazetarëve për të dhënë një kundërpërgjigje ndaj ministrit në detyrë Faton Peci.
Geci, në pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale, për të arritur para objektit të Kuvendit, u fut me veturën e tij “Audi Q8”, ngjyrë e zezë, në sheshin “Ibrahim Rugova”, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Nëse veprimi i tij nuk përbeu lajm për shumicën e gazetarëve të pranishëm para të cilëve u paraqit Geci, për Policinë e Kosovës ish-deputeti shkaktoi kundërvajtje. Për këtë edhe e u gjobit menjëherë dje nga Policia e Kosovës.
Gjoba erdhi pas interesimit të gazetës online Reporteri.net.
Gjobën ndaj Gani Gecit të premten e konfirmuan dhe vetë Policia, përmes zyrës për informin.
“Referuar kërkesës suaj, për rastin në fjalë, më datë 01.05.2025, njësia e trafikut rrugor, në përputhje me dispozitat e kodit rrugor, kundërvajtësit për mos respektimin e sinjalistikës rrugore i ka shqiptuar masën administrative me gjobë”, thuhet në përgjigjen e Policisë për gazetën online Reporteri.net.
Në dokumentin e gjobës, të siguruar nga gazeta online Reporteri.net, theksohet se kundërvajtja e Gecit u evidentua përmes pamjeve që u publikuan në rrjetet sociale.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…