Policia e Kosovës ka arrestuar sot në flagrancë zyrtarin e Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ryshfet.
Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Leotrim Gashi, shkruan Insajderin.
“Sot me datë 11.01.2022, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse”, thueht ne njoftimin e Policisë .
Leotrim Gashi është po ashtu djali I asambleistit të Bekim Jasharit në komunën e Skënderajt.
“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.