Policia italiane ka kapur një vrasës të kërkuar të mafias pasi i arratisuri u shfaq në pamjet satelitore të Google Maps.
E përditshmja britanike Telegraph, shkruan se Gioacchino Gammino është dënuar për vrasje dhe është arratisur nga burgu 20 vjet më parë.
Ai mendonte se i kishte shpëtuar detektivëve pas dy dekadash në arrati, por policët arritën ta kapnin.
60-vjeçari jetonte një jetë të qetë në Spanjë ku kishte hapur një dyqan frutash e perimesh me një emër të rremë.
Por detektivët që kishin rënë në gjurmët e tij arritën të konfirmojnë vendndodhjen duke përdorur imazhet e Google Maps.
Një pamje e kriminelit të kërkuar e tregonte atë jashtë dyqanit të ushqimeve në qytezën Galapagar në veri të Madridit.
Dyqani i tij quhej El Huerto de Manu – (Kopshti i Manu), pasi prej vendosjes në Spanjë Gammino kishte ndryshuar emrin e tij në Manuel.
Gammino ishte pjesë e klanit mafioz të Agrigento në Siçili dhe është shpallur fajtor për një seri krimesh si vrasje dhe trafikim drogash.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…