Civilët dhe forcat ukrainase të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol po përballen me bombardime “të pandërprera”, ndërkohë që furnizimet e tyre ushqimore janë duke mbaruar. Kështu deklaron një kapiten në uzinë.
“Sulmet vazhdojnë pa ndalesë. Ka pasur artileri tankesh, dhe çdo 3-5 minuta, bombardime ajrore,” tha Svyatoslav Palamar, zëvendëskomandant i Regjimentit Azov ukrainas. “Ka ende civilë të strehuar në uzinë, dhe megjithatë armiku vazhdon bombardimin.”. Rreth 100 civilë u evakuuan nga centrali të dielën, por një evakuim i mëtejshëm i planifikuar për të hënën nuk u bë. Ndërkohë, që furnizimi me ushqime është i pakët, raporton CNN.
“Nuk mund t’ju them me siguri se sa ka mbetur për sa ditë, por mund t’ju siguroj se po kursejmë. Jemi të frikësuar për ujin, ushqimin, veçanërisht për municione”, -tha Palamar. “Nëse më e keqja vjen dhe na mbaron ushqimi, do të kapim zogj dhe do të bëjmë gjithçka vetëm për të qëndruar të patundur. Për momentin, i gjithë territori i uzinës është nën kontrollin tonë dhe mbrojtja jonë është përgjatë perimetrit të fabrikës së çelikut Azov, ne po e mbajmë mbrojtjen”, tha ai.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…