LAJME

“I burgosuri më tha se ishin futur armë në burg”, Hoxha zbulon bisedën telefonike

Gazetari i kronikes, Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku Sokol Mjacaj goditi për vdekje me armë zjarri të dënuarin Arben Lleshin.

Gazetari zbuloi se pak kohë më parë ai kishte folur me një të dënuar tjetë në të njëjtin sektor ku ndodhi ngjarja.

Sipas Hoxhës ai e kishte telefonuar për t’i shprehur shqetësimin se në burg ishin futur armë, ndërsa i kishte thënë edhe se “kjo, nuk është e ditëve të fundit”.

“Disa ditë më parë kam folur me një të dënuar që është në këtë sektor dhe kam folur pikërisht për këtë gjë. Ai ndihej i rrezikuar dhe kishte informacion se brenda institucionit ishin futur armë. Ai nuk e dinte se kush do të goditej dhe kishte frikë se do të goditej vetë. Personi që unë kam komunikuar ka qenë i dënuar jashtë shtetit, i dënuar edhe në Shqipëri. Ai i përket kohës ’97-200, është dënuar si pjesëtar i një nga bandave më të mëdha në jug të vendit. Ai ëhstë kapur jashtë shtetit, u dënua atje, u kthye në Shqipëri. Ka diku te 25 vite burg, është personazh i njohur dhe besoj se biseda ime me të është e regjistruar. Ma shprehu shqetësimin sepse ndihej edhe vetë i kërcënuar dhe ndjeu se mund ta godisnin edhe atë. Ai më dha edhe një orientim se kush mund të kishte futur armë brenda në burg, ai më tha gjithashtu se kjo gjë nuk ishte e ditëve të fundit”,-tha Artan Hoxha per Euronews Albania.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago