I dashuri i Adriana Matoshit, Keith Owen Groeneveld, po bashkëndjen me qytetarët në Deçan.
Ai ndau një fotografi me ndjekësit e tij në Instagram, ku shkruan: “Deçan lutemi për ju”, edhe pse futbollisti aktualisht nuk është në Kosovë.
Mbi 1500 qytetarë kanë pranuar trajtim mjekësor me simptoma të vjelljes dhe diarresë, që fillimisht po dyshohen të jenë shkaktuar nga helmimi me ujë.
Gjithsesi, kanë rezultuar negative edhe analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve nga kjo komunë.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Adnora Nurboja nga IKSHPK, me ç’rast rezulton se uji në Deçan, nuk është i infektuar.
Ajo tutje ka shtuar se pavarësisht këtyre rezultateve, ditëve në vazhdim do të merren sërish mostra për testim.
Analizat janë kryer në laboratoret mikrobiologjike të IKSHPK-së, për të mësuar nëse ky rast ka të bëjë me kontaminim.