LAJME

Lezhë, 3 makina luksoze ‘Range Rover’ të vjedhura gjatë ditëve të fundit, 2 prej tyre u hapën për 30 sekonda! Autorët humbën gjurmët në Balldren

Tre automjete të tipit ‘Range Rover’ janë vjedhur gjatë diteve të fundit në Lezhë. Dy prej tyre ndodheshin te parkuar vetem 20 metra larg njëra tjetrës dhe së bashku me automjetin që po udhëtonin hajdutët janë larguar përgjatë superstradës Lezhë – Shkodër.

Autorët kane mundur të hapin shpejt dy automjetet, ndërsa një tjëter Range Rover ishte vjedhur pak ditë më parë po në qytetin e Lezhës. Pavarësisht se kanë ecur në kolonë njeri me tjetrin, hajdutet nuk janë pikasur nga polica e cila ka gjetur gjurmë të tyre nga kamerat e sigurisë deri në Balldren. Policia e Lezhës po bashkëpunon edhe me atë të Shkodrës për të pare kamera të tjera përgjatë superstradës.

Hajdutët po gjurmojnë vetëm mjetet e reja Range Rover, të cilat në rastin e vjedhjes në Lezhë janë hapur dhe janë larguar për 30 sekonda. Autoret ishin dy, ndërsa nje i tretë i priste me një tjetër automjet për tu larguar nga Lezha.

Ata kanë tentuar të humbin gjurmët duke përdorur rrugën e e lagjes ‘Nënë Tereza’ për të kaluar në superstradën drejt Shkodrës. Policia dyshon se autorët kanë studiuar më parë zonën, ndaj dhe po shihen kamerat e sigurisë për të identifikuar hajdutet të cilët janë parë në kamerat e sigurisë duke hapur dhe vjedhur automjetet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago