Presidenti në detyrë i SHBA-së, Joe Biden, i ka falur ose ulur dënimet më shumë se 1500 personave të dënuar, përfshirë edhe drejtuesve të karteleve apo trafikantëve të drogës, mes të cilëve është edhe një shtetas shqiptar.
Sipas mediave të huaja, mes emrave të personave që u është ulur dënimi nga Biden është edhe shqiptari Francesk Shkambi, i dënuar në vitin 2014 me 27 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale që kontrabandonte drogë në SHBA nga Shqipëria.
Po ashtu, raportohet se sipas dokumenteve të gjykatës, Shkambi ishte përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës, heroinës, marihuanës dhe pilulave ekstazi.
“Juria e gjeti Shkambin përgjegjës për trafikimin e 85 kilogramë kokainë, 4 kilogramë heroinë, afërsisht 122 paund marihuanë dhe 4000 pilula ekstazi”, tregojnë të dhënat.
Sipas Byrosë Federale të Burgjeve (BOP), Shkambi pritet të lirohet në vitin 2029. Nëse do të vuante dënimin e plotë, ai atëherë do të dilte nga burgu në vitin 2041.
Ky veprim i fundit nga administrata Biden ka ngjallur reagime të shumta, duke përfshirë debate mbi përfshirjen e individëve me dënime të larta në listën e të falurve.
Zyra e Presidentit tha se Biden po u jep mëshirë afro 1500 amerikanëve të cilët kanë treguar rehabilitim të suksesshëm dhe një angazhim të fortë për t’i bërë komunitetet e tyre më të sigurta.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…