I dënuari në rastin “Bllaca 2”, Shaban Syla, i ka shkruar një letër publike deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i njohur me nofkën e luftës, 10-shi i UÇK-së.
Në këtë letër të gjatë, i dënuari Syla, i ka kërkuar 10-shit të luftës që t’i të kthehet në gjirin e vjetër, tek eprori i tij në luftë, Hashim Thaçi, e mos ta quash tradhtarë.
Syla ia ka përmendur dorëheqjen nga AAK-ja kur kjo kishte bërë koalicion me LDK-në në vitin 2004, derisa tani u bë bashkë me ata, të cilët atë kohë i pati kundërshtuar. Madje, e ka pyetur nëse edhe sot është po ai Agim Veliu, i cili ka qenë atëherë kur Selimi kishte kundërshtuar koalicionin me LDK-në e Ibrahim Rugovës.
Ia përmend edhe ndërskamcat që, siç thotë Syla, i kishte bërë Rexhep Selimi, për ta ndarë Fatmir Limajn nga Hashim Thaçi, kur ai ishte kthyer nga Haga.
Po ashtu, ia kujton një bisedë që Selimi kishte pasur me Xhavit Halitin, kur ky i fundit ia kishte përmendur disa mjete të luftës.
Letra e plotë e Shaban Sylës:
Letër publike nga i dënuari në rastin “Bllaca 2” Shaban Syla, drejtuar 10-shit të luftës, tash deputet i VV-së.
E kuptoj shumë mirë, jam shumë i vetëdijshëm se në rrethana ku gjendem ky reagim me bën shumë të disfavorshëm. Duke e ditur se tash 10-tshi i luftës ka pushtet duke ia ditur mirë veprimet e tij tinëzare, unë Shaban Syla, prapë do t’i drejtohem me një letër publike:
Rexhë, tash aspak nuk më bën përshtypja politika, as nuk me ka bërë kurrë. Unë Shaban Syla, as si i ri nuk do të kisha mundësi t’i dal në përkrahje Hashim Tha☼it, e e lerë në rrethana ku gjendem sot. Por, Rexhë, kur dëgjojë nga mediat deklaratat e tua ma kthejnë mendjen e vitit 2009, sikurse i patëm dëgjuar të gjithë agjentin e Serbisë, Nazim Bllaca, duke dhënë deklarata para mediave të Kosovës dhe mandej nga deputeti i LDD-së, duke i shpërndarë në CD që i kishte incizuar vetë me Bllacën, ku shihej edhe dora e tij duke i dhënë konstruksione të shkruara. Tash ju zotëri Rexhep Selimi, shkoni edhe më larg jepni deklarata të krisura, duke e quajtur eprorin tuaj, drejtorin politik të UÇK-së, tash president i Kosovës (tradhtar) seriozisht të pyes a je i vetëdijshëm! Rexhë do të përmbahem fjalëve të ulëta, vetëm disa fakte do t’i them. A të kujtohet në vitin 2010 kur u takuam rastësisht në Aeroportin në Sllatinë bashkë me patriotin dhe atdhetarin e madh që kishte shitur shtëpinë dhe kishte lënë fëmijët rrugëve vetëm ta gëzojmë këtë liri. Nëse nuk të kujtohet unë sot nuk do ta harroj fjalën që nxore nga goja, the tekstualisht, kur do të shkosh në burg. Atëherë aty e pyeta vetën, a është 10-shi i luftës. Rexhë unë erdha në burg, hala mbahem në burg dhe kurrë nuk iu shmanga drejtësisë edhe pse nuk kishte drejtësi, por kishte EULEX, vetëm i bënte numrat, e jo drejtësi: Rexhë, në vitet 1998-1999 të patëm vlerësuar si ndër patriotët e rrallë, a vallë paskemi gabuar: Rexhë, sot bota është përfshirë nga një virus Covid-19, i quajtur pandemi, por në vitet 1998-99, t’i ishe virusi Covid-19 i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Arsyeja ishte se disa shokë tuaj, epror të UÇK-së, nuk të morën në Rambuje. Duke i dëgjuar sot deklaratat e tua duke iu thënë tradhtarë me bën përshtypje si mundësh t’iu hakmerresh: Në kohën e qeverisë kur kryeministër ishte Hashimi, t’i ishe ministër i rendit, kur Hashimi ishte kryeministër nuk ishte tradhtar, ishte patriot a: Pas shpërbërjes së Qeverisë së përkohshme, t’i shkove gjeneral në TMK, të larguan disa evropian me shpejtësi. Shkove në AAK të vëllezërit Haradinaj, ndoshta nuk gabove, por pas zgjedhjeve fitoi LDK-ja, Ramushi bëri koalicion me LDK-në dhe në atë kohë ishte aty edhe Agim Veliu. Rexhë ishim në restaurantin tuaj, erdhe hala pa na e zgjatur dorën, me dorën e djathtë rrahe gjoksin dhe the, nuk koritet Rexha i luftës. Unë isha ulur me një epror të UÇK-së dhe u ule edhe t’i, dhatë dorëheqje nga AAK-ja, a është kështu. Dhe, e bëre përmes mediave televizive. Po të pyes tash, a është ajo LDK-ja, a është ai Agimi i asaj kohe apo ka arritur ndonjë Agim i ri, Rexhë a të kujtohet gjërat me të liga tuaja që nga Nait Hasani e deri të ardhja nga Haga e Limajt, t’i personalisht duke i përdorur ndërskamcat tuaja për ta ndarë nga Hashimi, por ke e kotë. Rexhë kujtoj shokët e tu të rënë për liri, Shkëlzenin, Luanin, Abedin Rexhën, Mujë Krasniqin, Beqir Gashin, shko vizitoi dy djemtë e Beqir Gashit, shko të varri i Xheladin Gashit dhe tregoi që ministrat e tu e të Albinit po ia qelin korridorin Vuçiqit deri në portin e Durrësit. Rexhë gjatë luftës t’i na thoshe se do të shkojmë deri të molla e kuqe, s’paska qenë e vërtetë, si e ka emrin tradhtia ndryshe përveç t’i çelësh korridore Serbisë pa e pyetur Edin fare shkon deri në Durrës. Zotëri Rexhep Selimi, kësaj i thonë tradhti, Rexheë liria erdh me shokët e tu të rënë në luftë, me Xhavitat, me Hashimat, me Azemat, me Kadria, me Latifat, me Rrustemat, me Haradinajt, e me ty, e jo me Nagavcat, me Besnikat e me Sveçlat, por liria erdhi me këta shokët tuaj, me miqtë amerikan, e jo me Borellat e Lajçakat e Albinit dhe tuajt, por liria erdhi me Clintonin, Albrightin, Clarkun, e Hashimin. Dëgjo, Rexhë, nuk ka njeri pa gabime, se shumë faktura tuaja dikush po i paguan, por nuk flasin se ata kanë burrëri, e t’i hiqe fjalën tradhti dhe dil kërkoi falje publike, se nuk është marre, por do të ishte kënaqësi. Nuk dua të lëshohem çka të pati thënë Gani Geci para një viti, fare nuk me bën përshtypje ai fjalori i tij. Por me bën përshtypje përafrimi yt sot me të. Kujtoje shokun Abedin Rexhën, përafrohu me të se ndoshta ky të shpëton nga burgu se as vet nuk shkon në burg. Kujtoj disa fjalë që t’i tha Xhaviti para disa muajve për disa mjete të luftës. Rexhë, lej Nagavcat, Besnikat, Sveçlat e Albinat, e kthehu në gjirin familjar të vjetër se nuk koritësh t’i pranosh gabimet që i ke bërë dhe je duke i bërë ndaj tyre e personalisht ndaj shokut tënd të vjetër, Hashim Haxhi Brojës. Trego burrërinë tënde se e dinë burrërinë, mos u lig, nëse duhet të shkosh në burg shko, se ne plotë jemi nëpër burgje e nuk krisë kiameti, jo, jo, jo. Më mirë në burg se tradhtar.
Lexoje me shumë këtë letër e përmirësohu se nuk je kërkah Rexhë, Rexha i luftës. Nga qelia e burgut të shkruaj këtë letër mos harro në vendin me të ngushtë të shkruaj.