Prokuroria Themelore në Prishtinë i tha KOHËS se E.R., një prej të dyshuarve për dhunim të 11-vjeçares në Prishtinë, ka qenë më parë i përfshirë në veprat të penale “dhunë në familje”, “vjedhja e rëndë” dhe “vjedhje e pyllit”.
Nga Prokuroria i thanë KOËHS të martën, se për këto raste, të dyshuarit i është ngritur aktakuzë dhe rastet janë proceduar për trajtim të mëtejmë.
“Ju njoftojmë se për personin me inicialet E.R., pas verifikimit në data bazën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, figurojnë raste penale kundër tij në drejtim të veprave penale ‘vjedhja e rëndë’, ‘vjedhja e pyllit’ dhe ‘dhuna në familje’, të parapara sipas KPRK-së, për të cilat raste, Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuza dhe i ka proceduar në gjykatë për trajtim të mëtejmë”, thuhet në njoftimin.
Një 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga pesë të dyshuar në lagjen Dragodan, në Prishtinë. Autoritetet policore deri më tani i kanë arrestuar katër të dyshuar, ndërkohë të pestin e kanë identifikuar.