BOTA

“I habitur që mbijetoi”, flet 24-vjeçari që tentoi ta vriste Salman Rushdie

Jam i habitur që mbijetoi”, këto ishin fjalët e para të autorit që tentoi ta vriste shkrimtarin e “Vargjet Satanike”, Salman Rushdie.

Nga brenda burgjeve të Nju Jorkut, 24-vjeçari i arrestuar Hady Mattar foli për gazetën New York Post pas sulmit me thikë.

“Ai e sulmoi Islamin me “Vargjet Satanike””, u shpreh 24-vjeçari, i cili megjithatë pranoi se kishte lexuar vetëm dy faqe të librit.

“Nuk më pëlqen ai. Unë nuk mendoj se ai është një person shumë i mirë. Nuk më pëlqen. Ai është dikush që e sulmoi Islamin, sistemin e tij të vlerave”, tha 24-vjeçari.

Kujtojmë se autori fitues i çmimeve ka pësuar tre plagë me thikë në qafë e stomak, ndërsa ka pësuar goditje edhe në syrin e djathtë, gjoks dhe kofshën e djathtë.

Kur sulmuesi u pyet nëse Ayatollah Khomeini, i cili në vitin 1989 nxori një fatfa (vendim fetar me vdekje) kundër Salman Rushdie, ishte një burim frymëzimi për të, Mattar nuk u përgjigj.

“Unë e vlerësoj Ajatollah. Ai është një personalitet i madh ”, tha autori.

Në të njëjtën kohë, ai mohoi se ishte në kontakt me Gardën Revolucionare Islamike, por pranoi se kishte parë video të autorit Salman Rushdie në YouTube.

Sa i përket burgjeve në Nju Jork, Mattar foli për kushte të mira paraburgimi, por u ankua për ushqimin, të cilin, sipas tij, feja nuk ia lejon.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

3 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

17 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

18 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago