‘I mirëpresim liderët e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë’: Këshilltari për Siguri Kombëtare të SHBA’së

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, ka deklaruar se ka kënaqësinë të pret liderët e Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë.

O’Brien duke shpërndarë deklaratën e Grenellit në Twitter, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin këto diskutime shumë të rëndësishme.

Ai thotë se ka kënaqësinë të pret Grenellin me palën serbe e kosovare në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

“Kam kënaqësinë të jem mikpritës i liderëve të Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Richard Grenell. Shtetet e Bashkuara i mirëpresin këto diskutime të rëndësishme,” ka shkruar në Twitter, këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, transmeton Gazeta Metro.