Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se të gjitha emrat e rrugëve në komunën e Preshevës do të mbajnë emra në gjuhën shqipe.
Këtë ai e ka bërë të ditur pas takimit me kryetarët e shoqatës për trashëgimi kulturore.
‘’Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës do të jenë në gjuhën shqipe’’, ka shkruar ai në Facebook.
‘’Emërtimi i rrugëve në vendbanimet e komunës sonë, paraqet obligim ligjor me vendim të Ministrisë së pushtetit lokal, në bazë të Elaboratit të dërguar nga përfaqësuesit e tyre në komunën tonë.’’, shton tutje.
Ky është statusi i tij i plotë në Facebook:
Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës do të jenë në gjuhën shqipe
Sot kam mbajtur takim me kryetarët e Shoqatës për trashëgimi kulturore, Shoqatës së shkrimtarëve dhe të Shoqatës së pensionistëve të komunës sonë.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i listës së propozimeve të emrave të rrugëve dhe shesheve në vendbanimet e komunës sonë dhe marrjen e propozimeve nga këto shoqata, për përfshirjen e emrave të figurave eminente të historisë e kulturës sonë kombëtare, me theks të veçantë të asaj preshevare.
Emërtimi i rrugëve në vendbanimet e komunës sonë, paraqet obligim ligjor me vendim të Ministrisë së pushtetit lokal, në bazë të Elaboratit të dërguar nga përfaqësuesit e tyre në komunën tonë.
Komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të komunës sonë deri më tani i ka shqyrtuar të gjitha propozimet e dërguara nga përfaqësuesit e komunitetit të rrugëve në të cilët ata frekuentojnë, si dhe Bashkësive Lokale të komunës sonë.
Ne, si pushtet lokal kemi këmbëngulur që emrat e të gjitha rrugëve në komunën e Preshevës të jenë në gjuhën shqipe në vendbanimet me shumicë të popullatës shqiptare, të bazuar në kaluarën tonë të ndritshme kombëtare e preshevare.
Qytetarët tanë do të pajisen me adresa të sakta, si dhe dokumenta të qarkullimit, të cilat do të jenë të standardizuar sipas normave evropiane.
Komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve ka prezantuar procesin e deritanishëm në mënyrë të detajuar, për të gjitha rrugët e vendbanimeve të komunës sonë.
Pas përfundimit të të gjitha procedurave administrative dhe ligjore, zyrtarisht do të bëhet emërtimi i rrugëve të reja, ndryshime këto të cilat do të përfshihen me rastin e përtëritjes së dokumentat personale të udhëtimit të qytetarëve tanë, pas skadimit të afatit të tyre.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…