EKSKLUZIVE

I ngrirë nën akullin siberian, rinoceronti i lashtë gjendet thuajse i paprekur

Shkencëtarët kanë zbuluar një rinoceront të ngrirë në akullnajat ruse për më shumë se 32.000 vite dhe lëkura e gëzofi i tij janë ende në gjendje të mirë.

Rinoceronti me gëzof ka ngordhur kur ishte 4 vjeç dhe mosha, bashkë me ruajtjen e mirë të tij, u ka mundësuar shkencëtarëve që të mësojnë më shumë për këtë specie tashmë të zhdukur.

Pjesa më e madhe e fosileve nga kafshët e Epokës së Akullnajave janë dhëmbë e kocka pa lëkurë apo mish”, tha profesori Love Dalén nga Universiteti i Stokholmit, i cili ka studiuar kafshë të gjetura nën akullin siberian.

“Mund të jetë 1 në 10.000 rasti kur has diçka të tillë. Thënë kjo, ka shumë raste mostrash që dalin çdo vit nga akullnaja ndaj duket se kjo ndodh thuajse çdo vit”.

Zbulimet e këtij studimi janë detajuar në një artikull të publikuar në Doklady Earth Sciences dhe tregojnë se rinoceronti kishte një gungë yndyrore në kurriz, ndërsa  gëzofi kishte ndryshuar ngjyrë  gjatë rritjes.

Kur ai endej në Siberinë lindore më shumë se 30.000 vite më parë, duhet të ketë qenë “një prej bimëngrënësve më të mëdhenj të  ekosistemit të Epokës së Akullnajave, pas mamuthit” dhe shëtiste në lëndina.

Njësoj si pasardhësit  e tij, rinoceronti i lashtë kishte dy brirë por njëri prej tyre ishte “shumë i madh, në trajtë tehu që është shumë unike”, shton Dalén, krahasuar me brirët më rrumbullakë të rinocerontit të sotëm.

Gjetje të tilla janë shumë të rëndësishme për zbulimet e së ardhmes pasi mund të kryhen teste gjenetike duke përdorur indet dhe jo kockat.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago