Komuniteti shqiptaro-amerikan ka protestuar në New York, kundër pjesëmarrjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Harry Bajraktari, aktivist i njohur i komunitetit shqiptar, ka publikuar një video ku shihet një kamion me një ekran që shfaqte mesazhe kundër Vuçiqit dhe fakte nga lufta në Kosovë.
“Vuçiq = Millosheviç 2.0”, “Drejtësi për vëllezërit Bytyqi”, “Krimet e luftës të pandëshkuara: 13,950 të vrarë, 20,000 të dhunuar dhe 1,600 të zhdukur”, “Serbia ka gjak në duart e saj, ndaloni së mbrojturi kriminelët”, ishin disa prej këtyre mesazheve, transmeton albinfo.ch.
Komuniteti shqiptaro-amerikan ka kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë dhe ka denoncuar vonesën në ndëshkimin e krimeve të luftës.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…