Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një deklarim për media pas takimit me Avdullah Hotin, i mandatuar nga LDK për kryeministër të vendit, ka folur për qeverisjen e ardhshme me Lidhjen Demokratike duke thënë se është kundër rritjes së numrit të ministrive.
Haradinaj ndër të tjera ka thënë se po hyjnë në këtë qeveri për interesat e vendit, e jo për interesa personale.
Ai ka folur edhe për raportimet se mund të jetë president i vendit, pasi presidentit Thaçi t’i skadojë mandati. Këto raportime Haradinaj i ka quajtur të pavërteta derisa ka thënë se emri i tij nuk është diskutuar për asnjë post ekzekutiv, shkruan Reporteri.
Jo, jo askush nuk ka biseduar për këtë. Nuk kemi negociuar për çfarëdo posti. Qëllimi im është i kthehem Aleancës. Zgjedhja e presidentit në Kosovë është e vështirë, pasi kërkohet unitet prej të gjitha partive. Mundësia më e mirë ishte që presidenti të zgjidhet nga populli”, u shpreh shkurt Haradinaj.