POLITIKE

I sanksionuar nga ShBA-ja në një thes me Lushtakun e Selimin, poeti: Isha në telashe qe 20 vjet

Ishte vetëm 22 vjeç kur u arrestua nga autoritetet ndërkombëtare, të cilat kishin nën protektorat Kosovën pasluftës më 1999, për shkak të aktivitetit të tij në luftë.

Sabit Gashi, një burrë nga Suhareka, u angazhua si aktivist politik në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), por ai gjithmonë ishte larg ndikimit politik që ushtronte një emnak i tij, Sabit Gashi nga Arllati i Drenasit, ish-kryetari i LKÇK-së.

Por, suharekasi Sabit Gashi, pjesëtar i LKÇK-së ishte vënë nën llupën e ndërkombëtarëve pasluftës në Kosovë.

Dy vjet pasi ishte arrestuar dhe mbajtur në izolim për dhjetë ditë nga Policia e UNMIK-ut, Gashi ishte shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me urdhër ekzekutiv të ish-presidentit George W. Bush.

“Mua më kanë arrestuar në vitin 1999, atëherë kam qenë në Akademinë e Policisë në Vushtrri, në gjeneratën e dytë, më kanë arrestuar më kanë heq nga Akademia. Më kanë mbajtur 10 ditë në izolim në burg, mandej më kanë liruar pasi nuk kanë pasur fakte dhe në 2001 pasoi “lista e zezë. Mua më kanë arrestuar policia e UNMUK-ut edhe ose dola i pafajshëm në Gjykatë ma humbën të drejtën, OSBE-ja nuk më kanë lejuar mandej të vazhdoj shkollimin në Akademi”, ka thënë Gashi i hequr sot nga “lista e zezë” e SHBA-së.

Lista e Zezë, e njoftuar më 2001, përmbante 24 emra shqiptarësh, të cilët konsideroheshin si minues të stabilitetit rajonal. Në mesin e emrave të figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si Azem Syla, Sami Lushtaku e Rexhep Selimi, figuronte edhe emri i Sabit Gashit, asokohe 24-vjec. Ishte padyshim emri më i padëgjuar nga 23 të tjerët.

“Në vitin 2001 e kanë bërë një listë prej 24 anëtarëve, 24 shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare kemi qenë. Ne të tjerët kemi mbetur ashtu në listë të zezë, dy jemi nga Suhareka, prej Drenicës është Sami Lushtaku, Rexhep Selimi, prej Preshevës ka qenë Jonuz Musliu, prej Maqedonisë ka pasur të tjerë edhe një më dukët është nga Shqipëria”, u shpreh tutje Gashi.

Për 21 vjet, Gashi jetoi si “non-grata” nga ShBA-ja. Vendimi i shkaktoi shumë telashe, shpjegon ai.

“Kemi pasur probleme s’kemi pasur të drejtë me udhëtu, nuk kemi pas të drejt të bëjmë transfere, mua mi kanë blloku disa herë disa mjete. Unë jam shkrimtarë, romancier edhe disa miq më kanë ndihmu më kanë dërgu mjete të cilat janë, nja dy apo tre herë mi ka blloku nga bankat nuk kam mund me i tërheq. Nuk kemi pasur të drejtë me punu në institucione të sigurisë si në Polici, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) apo edhe në Agjensinë e Kosovës për Ineligjencë (AKI)”, tregon tutje Sabit Gashi.

Gashi, në pamundësi të zhvillonte karrierë në fushën e sigurisë siç kishte synuar dikur, ka zhvilluar aktivitete në fushën e letërsisë. Si letrar është angazhuar në shkrime e botime poezish.

“Mandej jam detyru me u marr me punë tjera, në punë të shtetit nuk kemi pasur të drejtë të punojmë. Kaluan 20 vjet prej atëherë unë i shkruva ambasadës, u thash ne as nuk po bëjmë luftë, unë po merrem me shkrime u thash të më heqin, por nuk kam marrë përgjigje. Sot e morra vesh nga medium juaj që jam heq nga lista”, ka thënë ai.

Sabit Gashi ish-anëtar i LKÇK-së tregon se në “listën e zezë” të DASH ishte edhe Ali Ahmeti tash kryetar i BDI-së në Maqedoninë e Veriut por që ai u hoq nga lista pas tre ditës, pasi ishte nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit.

“Mandej i pari që është heq prej listës shpejt e shpejtë, është heq Ali Ahmeti tash kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Ai ka qenë për nja tre ditë ose një javë besoj ma shumë s’ka qenë, atëherë e kanë hequr pasi u nënshkru Marrëveshja e Ohrit, e nënshkrues ka qenë vet Ali Ahmeti”, ka treguar Gashi bashkëluftëtar i Ali Ahmetit.

Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), ka fshirë nga lista e të sanksionuarve Sabit Gashin, ish-aktivist politik në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK),


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

17 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago