POLITIKE

“I shiti apo jo armë Ukrainës?”, Vuçiç flet për bisedën e tensionuar me Putin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ndaj pretendimeve të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, sipas të cilave Serbia vazhdon t’i dërgojë armatim Ukrainës përmes vendeve ndërmjetëse, pavarësisht pozicionit të saj zyrtar si neutrale në konfliktin Rusi–Ukrainë.

Në një deklaratë publike, Vuçiç bëri të ditur se ka biseduar drejtpërdrejt me presidentin rus, Vladimir Putin, për këtë çështje. “Edhe në prani të disa personave nga të dy delegacionet, por edhe në bisedë kokë më kokë. Kemi formuar një grup pune së bashku me partnerët rusë për të shqyrtuar faktet. Disa nga gjërat që janë thënë nuk janë të vërteta. Për shembull, ata përmendin një kontratë me Çekinë, por nuk është dhënë leje dhe asnjë raketë nuk është dorëzuar,” tha Vuçiç.

SVR pretendon se Serbia po përdor një skemë të thjeshtë me certifikata të rreme të përdoruesit përfundimtar dhe vende të treta ndërmjetëse për të dërguar armë në Ukrainë, duke theksuar se kjo bie ndesh me qëndrimin tradicional të miqësisë midis dy vendeve.

“Ju kemi ndihmuar në momentet më të vështira, kujtojeni Kosovën,” shkruan SVR në reagimin e saj zyrtar, duke shfaqur zhgënjimin e Moskës.

Presidenti serb, nga ana tjetër, theksoi rëndësinë e industrisë ushtarake për ekonominë vendase. “Fabrikat tona duhet të funksionojnë. Rreth 24 mijë njerëz punojnë drejtpërdrejt në industrinë ushtarake dhe varen prej saj. Aktualisht, armët po i prodhojmë për nevojat e ushtrisë sonë,” shtoi ai.

Vuçiç hodhi poshtë çdo pretendim se Serbia ka ndërruar qëndrim ose aleanca. “Ata që më parë më akuzonin si spiun rus, tani thonë se kam ndërruar anë. Jo, zotërinj, ne punojmë vetëm për Serbinë,” përfundoi presidenti serb.

Ndryshe, disa raporte ndërkombëtare sugjerojnë se Serbia ka eksportuar armë dhe municion me vlerë mbi 800 milionë euro drejt Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus në vitin 2022 – kryesisht përmes vendeve të treta si Sllovakia, Çekia dhe Polonia.

Konflikti mes deklaratave zyrtare dhe raporteve ndërkombëtare ka rritur tensionet midis Beogradit dhe Moskës, duke reflektuar presionin gjithnjë në rritje ndaj Serbisë për të zgjedhur mes Perëndimit dhe aleancave të saj tradicionale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago