Komandanti rus, Artem Bardin është vrarë në qytetin Berdyansk të Ukrainës.
Bardin u plagos pasi një bombë shpërtheu në makinën e tij. Mediat në Ukrainë shkruajnë se komandanti i forcave pushtuese ka ndërruar jetë në spital, pasi plagëve që kishte marrë gjatë shpërthimit të bombës.
Ndërkohë forcat ukrainase kanë filluar një kundërofensivë ndaj pushtuesit. Më herët presidenti, Volodymir Zelensky paralajmëroi se ushtria ukrainase do të largojë forcat ruse nga territoret e pushtuara.