I tredhuri n’tru Lubonja sulmon qëndrimin e kosovarëve pro SHBA’së: Ia lë fajin Amerikës për 8 mijë të vdekurit e luftës në Kosovë

Duket se në prag të hapjes së degës së Sputnikut rus në gjuhën shqipe ka nisur edhe promovimi i agjendës anti-amerikane nga gazetarë e kritikë të njohur që ndoshta duan të gjejnë një vend të mirë pune. Së fundi, Fatos Lubonja nga Shqipëria me të pavërteta ka sulmuar qëndrimin historik pro-amerikan të shqiptarëve të Kosovës.

Opinioni i fundit z.Lubonja është komentuar me të madhe në hapësirën digjitale shqiptare pasi provokon ndjesinë e dashurisë dhe mirënjohjes për shtetin amerikan.

Ai në opinionin e tij mundohet të sfidojë “paradigmën” sipas së cilës shqiptarët mendojnë se ShBA-të iu ndihmuan atyre për shkaqe humanitare.

Z.Lubonja pa fijen e ndjeshmërisë për shqiptarët e Kosovës dhe vuajtjet e tyre në atë periudhë thotë se amerikanët intervenuan në Kosovë për interesa të tyre. E vërteta për çështjen është krejt publike pasi debatet që po zhvilloheshin në politikën ndërkombëtare ishin publike dhe mund të verifikohen madje edhe në mediat prestigjioze të kohës që ishin prezente edhe online gjatë asaj kohe.

Bill Clinton kishte qenë fillimisht hezitues ndaj idesë së intervenimit ajror ushtarak në Kosovë, ndërkohë që ishte kryeministri britanik Tony Blair ai që kishte pasur përkushtimin më të madh për një gjë të tillë – dhe këtë e kishte bërë i shtyrë krejtësisht nga motive humanitare. Blair kishte qenë gjatë asaj periudhe edhe në Bllacë, ku ndodheshin shumë shqiptarë të Kosovë që kishin ikur nga shtëpitë e tyre.

Por, Lubonjës duket se nuk i bëhet vonë dhe e përdhos kësisoj dhimbjen e gati një milion e gjysmë njerëzve në atë kohë

“Pse bombarduan amerikanët, për interesin tonë apo për interesin e tyre? Ka shumë të dhëna që tregojnë se, përtej retorikës humanitare, bombardimet u kryen më së pari dhe kryesisht për interesa amerikane.” – shkruan z.Lubonja.

Sidoqoftë, mllefi i tij amerikan nuk ndalet këtu. Ai përmend edhe numrin e të vrarëve në Kosovë, dhe për 8000 prej tyre (80 për qind e viktimave sipas të dhënave nga ai) i lë fajin pikërisht bombardimeve të NATO-s.

“Le të mos harrojmë se shqiptarët e Kosovës i paguan edhe me jetët e tyre interesat amerikane pasi në 10 000 shqiptarët e vrarë, 8000 janë pas bombardimeve, kurse amerikanët nuk kanë humbur asnjë ushtar.”

Fjalia e fundit e citimit të mëposhtëm tregon edhe më qartë injorancën e Lubonjës për rastin. Ai bën mirë t’i shqyrtojë më mirë të dhënat e tij duke qenë se edhe amerikanë kishin humbur jetën gjatë luftës në Kosovë.