I është ulur dënimi prej 110 vitesh në 10 vjet burgim të riut Rogel Aguilera-Mederos, i cili po ngiste një kamion më 25 prill 2019 në Kolorado, kur u përplas me dy automjete, me ç’rast vdiqën disa persona.
Të enjten, guvernatori Jared Polis ia ndryshoi dënimin me burg Aguilera-Mederos, i cili punonte si shofer kamioni në kohën e aksidentit fatal, duke e quajtur ‘të padrejtë’ dënimin e gjatë për një aksident rrugor.
“Je dënuar me 110 vjet burg, në fakt më shumë se një burgim i përjetshëm, për një akt tragjik, por të paqëllimshëm”, shkruan Polis në një letër.
“Megjithëse nuk jeni të pafajshëm, dënimi juaj është joproporcional në krahasim me shumë të burgosur të tjerë në sistemin tonë të drejtësisë penale që kryen krime të qëllimshme, të paramenduara ose të dhunshme.”
Dënimi i ashpër i Aguilera-Mederos më 13 dhjetor tërhoqi kritika mes miliona njerëzve, duke përfshirë një jurist që e kishte shpallur fajtor dhe Kardashian, e cila ka mbetur e zëshme në kritikat e saj me dënimin.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…