Universiteti i Oksfordit i dhuroi 98 lopë fisit Masai të Kenias si kompensim për vjedhjen e disa veprave të artit nga anglezët gjatë periudhës koloniale.
Zbulimi për këtë vjedhje u bë rreth 5 vjet më parë, atëherë kur një anëtar i këtij fisi shkoi për të vizituar “Pitt Rivers Museum” në Oksford. Ai vuri re aty koleksionin e veprave të artit të vjedhura nga të parët e tij dhe i kërkoi universitetit t’i kthente ato.
Megjithatë, drejtoresha e studimeve muzeale në Oksford, Laura Van Broekhoeven, ka pranuar se vetëm 5 nga 148 artefaktet Masai janë marrë në mënyrë të paligjshme. Në anën tjetër, Patrick Ntutu, një drejtues lokal në Kenia, ka thënë se ka dyshime të forta se pronarët e atyre artefakteve janë vrarë ose janë gjymtuar përpara se t’i vidheshin sendet me vlerë.
Një përfaqësues i fisit Masai, i quajtur Seka ole Sululu, ka thënë se nuk kanë bërë asnjë padi për këtë vjedhje pasi synojnë të arrijnë një marrëveshje. Ata i kanë pranuar 98 lopët, por e vlerësojnë si të pamjaftueshme dhe presin një dëmshpërblim më të drejtë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…
Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…