Një i ri nga Korça ka përfunduar në prangat e Policisë së Vlorës, pasi i vodhi celularin dhe çantën një turisteje angleze. Policia njofton se dy ditë më parë 27-vjeçari dyshohet se i ka vjedhur çantën dhe celularin një shtetaseje angleze në Potam.
“Komisariati i Policisë Himarë arrestoi në flagrancë shtetasin P. Sh., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 07.09.2024, në Potam, dyshohet se i ka vjedhur çantën dhe celularin një shtetaseje angleze”.
Policia njofton gjithashtu se një 38-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka dëmtuar me sende të forta traun e portës hyrëse te kalaja e Lëkurësit në Sarandë.
“Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin B. Ç., 38 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta traun e portës hyrëse te kalaja e Lëkurësit, Sarandë”.