Kreu i Republikës Çeçene të Rusisë, Ramzan Kadyrov ka pranuar më në fund se ushtria e tij ka pësuar dëme gjatë sulmit në Ukrainë.
Sipas asaj që Kadyrov shkruan në rrjetet sociale, çeçenët kanë humbur dy ushtarë gjatë përplasjeve të fundit në Ukrainë, ndërkohë që janë plagosur disa të tjerë.
Kadyrov thotë se ushtarët e tij kanë marrë urdhër që të mos sulmojnë civilët, prandaj edhe kanë pësuar dëme vetë. Ai gjithashtu u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të dezertojnë dhe të luftojnë “krah për krah” me forcat ruse dhe çeçene.
Më herët, ministri i Mbrojtjes së Rusisë pranoi se kishin humbur disa ushtarë në Ukrainë, duke mos bërë me dije shifra. Nga ana tjetër, Ukraina deklaron se kanë vrarë 5 700 ushtarë rusë dhe kanë shkatërruar gati 200 tanke gjatë ditëve të para të luftës.
Ukraina raportoi dy ditë më parë se kishin vrarë edhe gjeneralin e famshëm çeçen Magomed Tushayev. Ushtria vendase tha se ai vdiq gjatë një sulmi ndaj autokolonës së çeçenëve në very të Kievit ku u vranë edhe shumë të tjerë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…