POLITIKE

“I zoti duhet të marr përgjegjësi e të kërkojë falje”, Gërvalla shprehet e tronditur për fëmijët që mbanin fotografinë e Osmanit e Konjufcës në Kuvend

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, thotë se është tronditur kur ka parë fëmijë të vegjël të Kosovës me fotografi të krerëve të shtetit në duar në Kuvendin e Kosovës. Ajo tha se pamja e tillë i kujtoj fëmijërinë e saj dhe diktaturën.

“Duke pasur parasysh biografinë time, rritjen time në diktaturë në vitet 82-92, për mua një foto e tillë është tronditëse dhe secili që e bartë përgjegjësinë për përdorimin e fëmijëve për të bërë foto të tilla, pavarësisht a e ka pasur synimin e keq apo synimin e mirë, do të duhej të mbante përgjegjësi”, tha Gërvalla për RTK’në.

“Unë me aq sa arritja të kuptoj, nuk arrita ta dijë saktë se kush e mban përgjegjësinë për këtë foto, por një gjë di, se në këtë strukturë të institucioneve që kemi, duke nisur nga presidentja, qeveria, parlamenti, nuk shoh tendenca të tilla të cilat do të ishin shumë shqetësuese po të ishin ekzistuese, por sa herë kthej kokën dhe e shoh atë fotografi e ndjej vetën shumë keq”, shtoi ajo.

“I zoti i kësaj fotoje do të duhej të dilte të merrte përgjegjësinë, të kërkonte falje para këtyre fëmijëve dhe para prindërve të tyre dhe të përfundonte kjo punë dhe jo ta linte pezull. Unë them se fëmijët duhet t’i ruajmë shumë”, theksoi ministrja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago