Njeriu që ndodhet në listën e zezë amerikane, Aleksandar Vulin, ka vënë në shënjestër ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.
E shkak u bë pasi Vulinit iu prek Rusia, për të cilën ai është i betuar dhe e do fort. Madje ai e bëri të qartë se as ky brez, e as brezat që vijnë nuk do të jenë kurrë armiq të Rusisë.
Vulin e akuzoi Hillin se ai nuk kërkon që Serbia të jetë mike e SHBA-së, por armik i Rusisë.
Për të shkuar më tej me akuza, Vulin tha se Hill nuk foli kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq foli me Presidentin Donald Trump, por ai foli sapo u përmendën sanksionet e NIS.
“Nëse ambasadori Hill është i shqetësuar se Gazprom po përdor një pjesë të fitimeve për konfliktin në Ukrainë, pse nuk u shqetësua gjatë gjithë këtyre viteve, por vetëm tani kur ata nxorën agjentët dhe ndjekësit e tyre në rrugë”, reagoi Vulin në lidhje me deklaratën e Hill-it se rreziku i bashkëpunimit me kompanitë ruse është i njohur prej kohësh.
Më tej ai thotë se “Hill është i bindur se kapitali rus është një horr për shoqërinë dhe ekonominë serbe, por është edhe më i bindur se bombat e NATO-s janë shëruese për atë shoqëri dhe ekonomi”.
“Hill nuk kërkon që Serbia të jetë mike e Amerikës, por ne të jemi armiku i Rusisë. Asnjë brez serbësh nuk ka qenë armik i Rusisë dhe as ky nuk do të jetë”, tha Vulin.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…