Imer Deliut, nga Abria e Epërme e Drenasit ia kanë vrarë tre fëmijë serbët gjatë luftës.
Ai, në ditën e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, ka folur për masakrën e Abrisë nga e cila kanë humbur jetën tre fëmijët e tij; më i madhi dhjetë vjet dhe më i vogli 6 vjet.
I pyetur se a do të vepronte njejtë me një familje serbe nëse do ta takonte gjatë luftës, Imeri që ka qenë pjesë e UCK’së, ka dhënë një përgjigje interesante.
“Si traditë shqiptare që e kem sa herë takojmë fëmijë kem dëshirë më i përvesu fëmijë dhe ju japim bombona. Të njëjtën e kisha ba me të. Do të kisha lakmu që çfarëdo fëmije, që me gjestet e mija të jam i dashtun me të”, ka thënë Deliu në t7.