Futbollisti nga Prizreni, Arijon Ibrahimoviq, ka nënshkruar kontratë profesionale me Bayern Munchen.
Ibrahimoviq me klubin bavarez ka arritur marrëveshje deri në vitin 2025, transmeton Klankosova.tv.
Arijoni së fundmi shënoi edhe golin e parë me Bayernin, në një miqësore ndaj Salzburgut.
Ai është duke u konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij, dhe pritet së shpejti të jetë protagonist edhe në ekipin e parë të Bayernit në Bundesliga.