LAJME

Identifikohet autori i vrasjes në Kavajë- Policia 10 mijë euro shpërblim për “kokën” e Habib Rexhës

Identifikohet autori i vrasjes në Kavajë. Top Channel mëson se ekzekutori i Arjan Gosës është Habib Rexha, vëllai i Altin Rexhës.

31-vjeçari qëlloi Gosën me plumb në kokë, teksa ky i fundit po pinte kafe me të atin në një lokal pranë shkollës 9-vjeçare “Rilindja”, në Kavajë. Më pasi ai u largua nga lokali në këmbë, ndërsa një automjet e priste pak më tutje vendit të ngjarjes.

Pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes. Sakaq, janë ngritur postblloqe dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e Rexhës.

“Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10. 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”– thuhet në njoftimi ne policisë.

Motivi sipas grupit të hetimit, është ajo e hakmarrjes nga ana e fisit Rexha për vrasjen e dyfishtë të fundmarsit, ku mbeti i vrarë vëllai i viktimës dhe Altin Rexha. Asokohe, Armand Gosa goditi me thikë Altin Rexhën, ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë. Dhe si pasojë e plagëve të rënda që i shkaktuan njëri-tjetrit, humbën jetën të dy.

Arjan Gosa u kthye nga Italia kur i vdiq vëllai dhe nuk u largua më nga Shqipëria, deri sot ditën kur i zunë pritë dhe e vranë. Me vdekjen e tij tragjedia për familjen Gosa në Kavajë bëhet edhe më e rëndë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago