‘Ikin minutat, ikin sekondat’ – Koha kur Kurti thoshte se marrëveshja mes LDK-së e VV-së do të arrihet brenda 72 orësh

Kanë mbetur më pak se tre ditë nga seanca e 26 dhjetorit konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës.

Por, LDK dhe LVV ende nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës.

Ka më shumë se 20 ditë që KQZ ka certifikuar rezultatet, por dy partitë ende nuk kanë mundur të gjejnë një zgjidhje ndërmjet vete.

Pak ditë para certifikimit të rezultateve, kryetari i LVV-së, Albin Kurti kishte deklaruar që sapo KQZ të certifikoj rezultat, brenda 72 orëve do të ketë marrëveshje.

“Pra, jemi marrë vesh që të merremi vesh menjëherë pas certifikimit të rezultateve, me ç’rast ftesa ime dhe përgjigja e Mustafës është dhënë, që një orë pas certifikimit të rezultateve pas rinumërimit ne do të takohemi brenda 72 orëve, dhe do ta bëjmë marrëveshjen për koalicionin qeverisës”, kishte thënë Kurti në një konferencë për media.

Por, tashmë kanë mbetur më pak se 72 orë nga seanca dhe dy partitë nuk duken afër një marrëveshje.