Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, iu është drejtuar Guvernatorit të Bankës Qendore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, me një kërkesë.
Hardinaj përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se kërkesa drejtuar Guvernatorit të BQK-së, është bërë me qëllim të një informate të detajuar mbi arsyeshmërinë dhe faktorët në bazë të të cilave është marrë ky vendim.
“Pas vendimit per rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26% dhe pas reagimeve të shumta të qytetarëve, sot i jam drejtuar Guvernatorit të Bankës Qendore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, me kërkesën për një informatë të detajuar mbi arsyeshmërinë dhe faktorët në bazë të të cilave është marrë ky vendim”, ka shkruar Haradinaj.
Me dhjetëra qytetarë kanë protestuar sot para Bankës Qendrore të Kosovës, për të kundërshtuar vendimin e kësaj të fundit për shtrenjtimin e sigurimeve të automjeteve për 26%.
Me pankarta në duar, para kësaj banke, ata po bëjnë thirrje për shfuqizim të këtij vendimi sepse sipas tyre në këtë mënyrë ata do të dëmtohen.
Agan Hajdarhoxha nga grupi i “Meraklive të kerreve”, tha se po kërkojnë që të kthehet çmimi i mëparshëm.
Udhëheqës të kësaj proteste tani kanë hyrë në takim me guvernatorin e BQK-së.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…