Ikje si në filma, qytetari nuk iu bindet policëve

Një qytetar nuk iu është bindur urdhërave të policisë për ndalim pasi që ky i fundit po drejtonte veturën e tij në kohë të masave mbrojtëse ndaj virusit.

Në raportin 24 orësh theksohet se i dyshuari është larguar me shpejtësi kështu duke goditur edhe veturën e policsë. Këtë të fundit nuk kanë arritur ta kapin të dyushuarin.

“Njësit policore gjatë tentim ndalimit të një veture të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili edhe disa herë tjera nuk ju kishte ndalë policisë andaj në përpjekje për tu larguar e ka goditur veturën e policisë duke i shkaktuar dëme materiale, pastaj ka arrit të ikë në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.

Ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë.