Kreu në detyrë i Qeverisë, Albin Kurti e ka arsyetuar veprimin e ushtruesit të detyrës së punëve të Brendshme, Xhelal Sveclës që përmes vendimit iu ka dhënë leje deputetëve për të marrë pjesë në seancë.
Kurti tha para mediave se me këtë veprim janë duke u trajtuar njëjtë qytetarët dhe deputetët.
“ Besoj që është më miri të përgjigjet vetë ushtruesi i detyrës të ministrit, por është e qartë që Prishtina është në karantinë, në mënyrë që të mos ketë kurrfarë pengese për deputetët besoj që e ka marrë një vendim të tillë. Unë e kam bindjen time që seancat e tilla jo vetëm që nuk janë të dobishme por janë kundër produktive, dërgojnë mesazh negativ te qytetarët. Janë të kota, për brengën e ngritur nuk mund të kenë ndikimin që dua. Po trajtohet edhe deputeti si qytetari s’besoj që duhet të ketë qytetarë që ankohen”, thotë ai.
Njëjtë është deklaruar edhe ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi. Ai thotë se është hipokrizi që të atakohet ushtruesi i detyrës së ministrit.
“Ditën e diel në ditën kur është vendosë Prishtina në karantinë, jam ndalë nga policia dhe më është dashtë të argumentoj që jetoj në Prishtinë që të më lejojnë me hy, që do të thotë se të gjithë do të kontrollohen pa marrë parasysh pozitës. Është hipokrizi që të atakohet ushtruesi i detyrës së ministrit”, ka deklaruar Bislimi.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…