LAJME

Ilir Meta paraqitet në SPAK

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur të mërkurën paradite në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nuk ka ende informacion zyrtar pse ish-presidenti ka shkuar atje, por SPAK ka nisur hetimet pas kallëzimit penal të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri kundër Metës, vitin e kaluar.

Prokuroria e Posaçme, SPAK, i ka dërguar shkresa zyrtare bankave të nivelit të dytë në vend dhe tatimeve, në funksion të hetimit të nisur. Burime pranë SPAK konfirmuan bankave iu është kërkuar informacion lidhur me llogaritë bankare, apo çdo transaksion të bërë nga të kallëzuarit e Valterit, që veç ish-presidentit, janë edhe Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo dhe Iraklis Fidetzis.

Njëkohësisht, është kërkuar edhe një pasqyrë e deklarimeve të tyre në organet tatimore. Hetimi në fjalë në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar pa emra konkretë personash të dyshuar dhe po drejtohet nga prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Procedimi ndodhet në fazën e mbledhjes së informacioneve të hapura nga institucionet dhe më pas në varësi të gjetjeve apo dyshimeve që mund të krijohen, do të vendoset për veprimet e tjera hetimore, si mund të jetë thirrja dhe pyetja e të kallëzuarve.

Me herët, SPAK i kërkoi zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një kopje të formularit të vetëdeklarimit të Metës, si edhe Gjendjes Civile informacion mbi gjeneralitetet e ish-presidentit dhe ndryshimeve të mundshme.

Në kallëzimin e depozituar në muajin qershor në SPAK, ish-deputeti Valteri ngre dyshime ndaj ish-presidentit dhe tre të tjerëve për disa vepra penale, mes të cilave “korrupsion” dhe “fshehje të pasurisë”.

Kallëzimi i tij mori shkas nga një publikim në një media austriake, që fliste për kontrata lobimi në SHBA, të padeklaruara nga Lëvizja Socialiste për Integrim që i paraprinë fushatës zgjedhore të vitit 2017. Sipas kallëzimit, lobimi është financuar përmes kompanive offshore në Qipro, me qëllim sigurimin e një fotoje në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump.

Në shtator të vitit të kaluar, edhe avokati Idajet Beqiri depozitoi një kallëzim penal në SPAK ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, për disa vepra penale mes të cilave “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

Sipas avokatit, anëtarët e familjes Meta kanë marrë një sërë trajtimesh estetike në një klinikë në San Marino, shumë të kushtueshme. Po sipas tij, vetëm një nga ndërhyrjet estetike të Monika Kryemadhit ka kushtuar mbi 280 000 euro dhe është paguar nga një llogari bankare “offshore” në Qipro.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

5 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

13 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

18 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago