POLITIKE

Imamoviq pas takimit me Kurtin: Shqiptarët e boshnjakët të kenë të drejta si serbët në Kosovë e Bosnjë

Deputeti boshnjak në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamoviq, bashkë me Sulejman Ugljanin, nga SDA Sanxhak, deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, e Selma Kuçeviq, kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, këtë të shtunë, me ç’rast kanë diskutuar edhe për planin franko-gjerman.

Imamoviq ka bërë të ditur se për këtë temë kanë tentuar të diskutojnë edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, por se tentimi ka qenë i pasuksesshëm, njofton Klankosova.tv.

“Pas një përpjekjeje të pasuksesshme për të biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Kuvendin e Serbisë dhe për të mësuar prej tij përmbajtjen e projektmarrëveshjes franko-gjermane (evropiane), sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, folëm për parimet themelore të marrëveshjes dhe përcollëm mendimin tonë për të”, ka thënë Imamoviqi në Facebook, raporton Klankosova.tv.

Në takim, Imamoviqi tha se kanë shprehur interesimin dhe gatishmërinë që “përmes këtij dokumenti të realizohen garancitë për zgjidhjen e problemeve të boshnjakëve dhe shqiptarëve në Serbi”.

Ai tha se qëllimi i tyre është të bisedojnë me të gjithë aktorët dhe vendimmarrësit në këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve dhe mundësive në rajon dhe në këtë drejtim tha se do të iniciojnë takime me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Ndërkaq shtoi se do të tentojnë të diskutojnë këtë temë sërish edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “me shpresën se ai do të jetë i gatshëm të dëgjojë pikëpamjet dhe kërkesat tona për këtë çështje”.

Tutje, Imamoviq thotë se si përfaqësues të pakicave në Serbi, është e rëndësishme të dinë se a do të zbatohen të gjitha parimet e marrëveshjes franko-gjermane në zgjidhjen e problemeve të komuniteteve në Serbi.

“Si përfaqësues të boshnjakëve, të gjithë qytetarëve të Sanxhakut dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për ne është e rëndësishme që të zbatohen parimet e marrëveshjes franko-gjermane dhe në zgjidhjen e problemeve të komuniteteve tona në Serbi. Kjo do të thotë se të gjitha të drejtat që kanë serbët në Bosnje dhe Hercegovinë, apo në Kosovë, do t’u garantohen boshnjakëve dhe shqiptarëve në Serbi”.

“Vetëm në këtë mënyrë do të respektojmë parimin e marrëveshjes për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe krijimin e paqes së qëndrueshme, besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor mbi baza të shëndetshme”, ka theksuar Imamoviqi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago