Pjesë të qyteteve ukrainase Rubizhne dhe Severdonetsk janë shkatërruar në masë të madhe, e këtë e dëshmojnë edhe imazhet e reja satelitore të kompanisë amerikane Maxar Technologies.
Bombardimet e granatimet e vazhdueshme mes forcave ukrainase dhe atyre ruse – kanë bërë që pjesë të këtyre dy qyteteve të shkatërrohen plotësisht. E ajo çfarë i shkatërroi më së shumti ishte pikërisht artileria ruse.
E pavarësisht se lagje të tëra janë bërë rrafsh me tokë, kjo nuk po i mjafton ushtrisë së Vladimir Putinit, që po vazhdon të bombardon në dy qytetet e rajonit të Donbasit.
Imazhet satelitore tregojnë se dhjetëra ndërtesa në veri të Severodonetskut, janë shkatërruar nga sulmet ushtarake.
Ndërkaq zonat e gjelbëruara janë bërë me gropa nga predhat e shumta që kanë rënë.
Madje dy spitale janë shkatërruar plotësisht – duke krijuar kratere (mbi 40 metra të gjera), si pasojë e bombave gjigante ruse që kanë rënë mbi to.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…