Imer Imeri nis dëshminë në Speciale

Imer Imeri është dëshmitari i radhës i Dhomave të Specializuara, dëshmia e të cilit ka nisur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Speciale.

Siç thuhet nga njoftimi i Dhomave të Specializuara, ‘dëshmitari u rrëmbye nga ushtarë të maskuar të UÇK-së në Shqipëri për shkak se ishte përkrahës i Ibrahim Rugovës dhe partisë LDK’, transmeton klankosova.tv.

Ai fillimisht sipas tyre, ‘u ndalua në Shqipëri dhe rreth mesit të qershorit 1999 u transferua në Kosovë dhe u ndalua në Prizren’.