Në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, SPAK ka lëshuar mbrëmjen e sotme (8 dhjetor) 15 udhër-arreste, ku disa prej të cilëve janë ekzekutuar dhe disa janë ende në kërkim. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht listën emrave për urdhër arrestet!
Operacioni është në vijim.
Kujtojmë së më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.
Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Kujtojmë se më 25 shtator u dha vendimi për inceneratorin e Fierit. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, ndërkohë ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg për aferën e inceneratorit të Fierit. Ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, GJKKO tha vendimin më 5 tetor, duke dënuar ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka me 5 vjet e 8 muaj burg për korrupsion e shpërdorim detyre.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…