LAJME

Incident gjatë parakalimit të maturantëve serbë në sheshin “Car Lazar”, intervenon policia

Maturantët serbë sot dolën në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e Veriut duke parakaluar me flamuj të Serbisë.

Për këtë çështje ka shkruar në Facebook, drejtuesi i “Demokracisë serbe”, Alleksandar Arsenijeviq, i cili tha se disa shqiptarë të ulur në kafene kishin provokuar serbët duke ua bërë “shqiponjën dykrenare” me duar.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga vetë Arsenijeviq, aty më pas ka intervenuar Policia e Kosovës.

Pamjet e publikuara janë pa zë, dhe nuk mund të vërtetohet nëse ka pasur ndonjë thirrje paraprake nga njëra apo pala tjetër.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Veton Elshani, për Klankosova.tv ka deklaruar se gjatë festimit të maturës pati provokime.

Ai tha se policia ka qenë aty për të mos lejuar që situata të eskalojë.

“Gjatë festimit të maturës ka pasë provokime dhe për të mos ardhë deri te eskalimi i situatës, policia ka reaguar”.

“Situata është qetësuar dhe maturantët kanë vazhduar festën e tyre pa pasë nevojë për reagim shtesë”, tha Elshani.

Ndonëse Arsenijeviq ka deklaruar se një maturant është arrestuar, këtë policia nuk e ka konfirmuar.

Një skenë tjetër nga ky rast është publikuar, ku shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës që e kanë kapur një të ri, të cilit i kërkojnë të mos provokojë.

I njëjti më pas lihet i lirë. /Klankosova.tv


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago