Incident i çuditshëm, sigurimi lëndon yllin e Spanjës pas ndeshjes me Francën

Kombëtarja e Spanjës ka fituar ndaj Francës me rezultatin 2:1, për të siguruar finalen e madhe të Kampionatit Evropian.

Pas përfundimit të ndeshjes ndodhi një moment interesant, ku lojtarët spanjollë ishin duke festuar fitoren.

Një sigurim rrëshiti dhe lëndoi sulmuesi Alvaro Morata. Nuk dihet nëse sulmuesi spanjoll ka ndjerë dhimbjë të mëdha, por shihet se ai mban me duar gjurin e tij.

Sigurimi ishte duke tentuar ta ndalonte një tifoz që u fut në fushë për të festuar fitoren e Spanjës.