Foto ilustruese
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ku dy persona janë therur me thikë. E gjithë kjo ka ndodhur pas një përleshjeje fizike mes disa personave, ndërsa rasti tashmë është konfirmuar edhe nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, deri tek rrahja ka ardhur pasi tre të dyshuar e kanë sulmuar të dyshuarin e katërt dhe viktimën e rastit, ndërsa më pas i dyshuari i katërt ka përdorur thikën, duke therur dy nga të dyshuarit që e sulmuan.
Si pasojë e lëndimeve të marra, personat e dyshuar janë dërguar për të pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit, pas intervistimit tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48-orë, ndërkaq njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…