Incident në përvjetorin e kryengrijtes së Postribës, qytetari i flak kurorat e vendosura nga Benet Beci: Më pushkatuan gjyshin tani vijnë t’i vendosin kurorë

Një incident ka ndodhur në ceremoninë përkujtimore të 77 vjetorit të kryengritjes së Postribës që u shënua paraditen e sotme. 

Pas vendosjes së kurorave me lule në bustin në përkujtim të lëvizjes së parë antikomuniste nga kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, një qytetar mori kurorat dhe i hodhi në tokë duke thënë se këta të sotmit janë pasardhës të atyre që i kanë pushkatuar gjyshin.

“Më pushkatuan gjyshin tani vijnë t’i vendosin kurorë.Benet nuk ke nevojë të vish” i thotë qytetari kryebashkiakut me zë të lartë.

Pas ketij incidenti, kryebashkiaku Beci u largua menjëherë pa reaguar madje nuk iu përgjigj as interesit të gazetarëve për faktin se për herë të parë një socialist përkujton kryengritjen e Postribës.

Në këtë 77 vjetor munguan përfaqesues të PD të cilët do të marrin pjesë pas një ore veçmas në përkujtimin e kësaj ngjarjeje.